Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë më dije se gjithçka është gati për ndeshjen e sotme mes Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.
Dardanët dhe zviceranët do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Pavarësisht shiut të pandërprerë që po bie në Kosovë, megjithatë, sipas kreut të FFK-së, ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend.
Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme!
Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima. Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve! Shihemi në stadium!”, ka shkruar Ademi.