Shqiptari shënon për Zvicrën U-17, kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Botëror

- Bota Sot

Shqiptari shënon për Zvicrën U-17, kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Zvicra U-17 është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror në futboll.

Zviceranët e mposhtën me rezultat 3:1 Irlandën U-17, në ndeshjen që u luajt në Doha të Katarit.

Futbollisti shqiptar, Adrian Llukes, është autor i golit të parë në minutën e 57-të.

Për zviceranët shënuan Llukes (57), Wyss (69) e Mijajlloviq (86) dhe për irlandezët Leonard (82).

Erblin Sadikaj e Adrian Llukes u paraqitën nga minuta e parë për Zvicrën.

Llukes është zëvendësuar në minutën e 89-të, ndërsa Miran Sinani u aktivizua në minutën e 90+5.



Lexoni të gjitha në Bota Sot