KF Llapi mbetet një simbol i rëndësishëm i suksesit dhe krenarisë së Podujevës

- Bota Sot

KF Llapi mbetet një simbol i rëndësishëm i suksesit dhe krenarisë së Podujevës

Llapi i Podujevës ka ambicie të jetë në mesin e katër ekipeve të para në elitën e futbollit të Kosovës.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur drejtuesit e KF Llapit. 

“KF Llapi në vizitë zyrtare te Kryetari Shpejtim Bulliqi

Presidenti i klubit, Beqir Batatina, zv. presidenti Bahri Ademi, kryetrajneri Tahir Batatina, disa nga donatorët dhe futbollistë të KF Llapit u mirëpritën sot nga Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.

Gjatë takimit, drejtuesit e klubit e uruan Kryetarin Bulliqi për fitoren në zgjedhje, ndërsa ai falënderoi për vizitën dhe vlerësoi kontributin e KF Llapit në zhvillimin dhe promovimin e sportit në qytetin tonë.

KF Llapi mbetet një simbol i rëndësishëm i suksesit dhe krenarisë së Podujevës, ndërsa bashkëpunimi me institucionet lokale do të vazhdojë të thellohet në funksion të projekteve që forcojnë sportin – me theks të veçantë te futbolli”, njofton KF Llapi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot