Juventus detyron Spallettin

- Bota Sot

Juventus detyron Spallettin

Luciano Spalletti do të duhet të lërë mënjanë tutat që e shoqëruan gjatë suksesit historik me Napolin, sepse te Juventusi nuk ka vend për përjashtime.

Sipas “Tuttosport”, tekniku i ri bardhezi, i njohur për veshjen e tij sportive dhe supersticionin lidhur me të, nuk do të lejohet t’i rikthejë kostumet e tij të rehatshme të stërvitjes në pankinë.

Në Torino rregullat janë të qarta: trajnerët duhet të jenë me veshje formale, me kostum, xhaketë dhe kravatë

Ky protokoll i rreptë u rivendos pas periudhës së Maurizio Sarrit, të cilit iu lejua vetëm një polo me mëngë të gjata si kompromis, por pas tij Juventusi ka rikthyer stilin klasik dhe elegant.

Spalletti do të detyrohet t’i besojë fatit pa tutat e tij gri, të cilat ai i konsideronte si “të mira” dhe pjesë të suksesit. Tani, në fushën e Juventusit, fati dhe eleganca duhet të shkojnë bashkë, me ose pa supersticione.



Lexoni të gjitha në Bota Sot