Hysaj humbet sfidën e radhës me Lazion

- Bota Sot

Hysaj humbet sfidën e radhës me Lazion

Te Lazio ka rënë alarmi për gjendjen fizike të Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u detyrua të lërë fushën pas vetëm 26 minutash në ndeshjen kundër Anglisë, pasi pësoi një dëmtim në ije.

Mediat italiane raportojnë se futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të thelluara në orët në vijim për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Situata nuk duket optimiste për trajnerin Maurizio Sarri, i cili me shumë gjasë nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin shqiptar për sfidën e ardhshme ndaj Lecces.

Edhe pse këtë sezon Hysaj ka pasur pak minuta te Lazio, ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Shqipërisë, duke mbajtur rekordin e paraqitjeve me fanellën kuqezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot