Lewandowski është ëndrra në verë, Fullkrug mundësi në janar

- Bota Sot

Lewandowski është ëndrra në verë, Fullkrug mundësi në janar

Milani po shikon me kujdes tregun e sulmuesve, pasi nisja e vështirë e sezonit nga Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku ka ngritur më shumë se një pikëpyetje në lidhje me repartin ofensiv.

Të dy lojtarët janë ende pa gol dhe nuk kanë bindur as në aspektin e paraqitjeve, duke detyruar drejtuesit kuqezinj të marrin në konsideratë alternativa të reja për merkaton e janarit.

Sipas burimeve brenda klubit, drejtori sportiv Tare ka nisur të analizojë disa profile që mund të përforcojnë sulmin, me dy emra që aktualisht qëndrojnë në krye të listës: Robert Lewandowski dhe Niclas Fullkrug.

Pista që çon te sulmuesi polak është intriguese, por e vështirë për t’u realizuar para verës. Lewandowski ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, me klubin katalanas që ka të drejtën e zgjatjes së njëanshme të marrëveshjes dhe ndërkohë është në kërkim të një sulmuesi të ri për të ardhmen.

Edhe pse 37 vjeç, polaku vazhdon të shënojë rregullisht, por në fund të sezonit mund të vendosë të hapë një faqe të re në karrierë.

Më e realizueshme për merkaton e dimrit është pista që çon te Niclas Fullkrug, aktualisht në pronësi të West Ham. Kuqezinjtë e kishin ndjekur edhe në vitin 2024, përpara se të nënshkruanin me Morata, ndërsa vetë lojtari zgjodhi Premier League për të vazhduar karrierën.

Megjithatë, periudha e tij në Angli nuk ka qenë pozitive. Dëmtimet e shumta muskulore e kanë kufizuar rëndë, duke arritur vetëm 3 gola në 27 paraqitje në dy sezonet e fundit, ndërsa këtë vit nuk ka shënuar ende.



Lexoni të gjitha në Bota Sot