Caktohen edhe rivalët e Shqipërisë

- Bota Sot

Caktohen edhe rivalët e Shqipërisë

Ndeshjet e sotme mbyllin fazën në grupe në zonën e Europës sa i përket kualifikuesve të Botërorit 2026.

Janë 10 ndeshje që luhen në 5 grupe të ndryshme, të cilat matematika i ka lënë të hapur deri në fund.

Kryesisht janë ndeshjet Skoci-Danimarkë apo Austri-Bosnje ato që përcaktojnë kualifikimin direkt në Botëror, teksa duhet një mrekulli me golavarazh të pabesueshëm në ndeshje të tjera si Spanjë-Turqi apo Kosovë-Zvicër për të ndryshuar fatin e grupeve në fjalë.

Njëkohësisht, nga ndeshjet e sotme plotësohet edhe tabloja e play-off, nga do dalin e emrat e kundërshtarëve të mundshëm të Shqipërisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot