Mushica: Ndeshja me Zvicrën test para `play off`

- Bota Sot

Mushica: Ndeshja me Zvicrën test para `play off`

Zvicra është testi kryesor për Kosovën para ndeshjeve të "play off" për Kupën e Botës 2026, sipas analistt të futbollit, Kushtrim Mushica.

I ftuar në emisionin “Dardanët”, në prag të ndeshjes, ai është shprehur se Kosova ka treguar ngritje të madhe në lojë pas humbjes së parë me Zvicrën.

“Duke marrë parasysh ecurinë e mirë të Kombëtares së fundmi, duhet të shpresojmë në një rezultat të mirë sot. Zvicra është e fortë, na mposhti në ndeshjen e parë, por paraqitjet e fundit tregojnë se ajo humbje ka qenë joreale.

Që prej atëherë, Kosova është kthjelluar. Kësaj ndeshjeje duhet t’i qasemi me seriozitet, le të jetë ky testi për sfidat që na presin në play-off”, ka thënë Mushica.

Ndërkohë trajneri i futbollit, Malësor Gjonbalaj, e ka theksuar rëndësinë që ka çdo rezultat pozitiv.

“Çdo pikë është e rëndësishme, qoftë edhe për të ruajtur vazhdimësinë taktike.

Çdo fitore ndikon në renditjen tonë në FIFA dhe në pozicionimin nëpër vazo, çka është me rëndësi të madhe për shortet e ardhshme”, është shprehur ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot