Tifozët pesimistë

- Bota Sot

Tifozët pesimistë

Një sondazh i nisur nga “Sportmediaset.it” “fotografoi” humorin e tifozëve italianë përpara ndeshjeve të Play Off-it të Kupës së Botës 2026.

Pyetja ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: “A do të kualifikohet Italia për Kupën e Botës 2026?” Përgjigjet, gati 20,000 vota të hedhura, zbulojnë një vend të ndarë, por të dominuar nga pesimizmi.

Rezultatet flasin vetë: vetëm 29% e votuesve besojnë se “të kaltrit” do të kualifikohen për Kupën e Botës 2026, ndërsa shumica dërrmuese e votuesve besojnë se ekipi kombëtar italian nuk do të arrijë të kualifikohet për Kupën e Botës.

Kjo është një statistikë e rëndësishme, që pasqyron vështirësitë e Italisë në vitet e fundit, të shënuara nga dy mungesa radhazi në Kupën e Botës (2018 dhe 2022).



Lexoni të gjitha në Bota Sot