Çmenduri, gol nga 50 metra, Skocia në festë e Danimarka në lot

- Bota Sot

Çmenduri, gol nga 50 metra, Skocia në festë e Danimarka në lot

Ndeshje e çmendur në Glasgou, Skocia në festë, ka siguruar biletën për në Kampionatin Botëror në futboll.,

Danimarka në lot, mbetet në play-off.

Finale për vend të parë në Grupin C.

Skocia me fitore përfundoi në vend të parë me 13 pikë, dy më shumë se Danimarka. Danimarkës i mjaftonte një pikë, por nuk e arriti. Në minutën e 90+9 McLean i Skocisë shënoi gol nga mbi 50 metra, për 4:2.

Në minutën e 62-të Kriestensen përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Për vendasit shënuan McTominay (3), Shankland (78), Tierney (90+3) Mclean (90+9) e për Danimarkën Hojlund (57 - nga penalltia), Dorgu (82)

Ndeshje e çmendur dhe në minutat e fundit Skocia siguroi biletën për në Botëror.



Lexoni të gjitha në Bota Sot