Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 1:1 në shtëpi ndaj Zvicrës në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Gjatë këtij takimi, cak i vërshëllimave nga tifozat ishte ylli shqiptar Granit Xhaka, i cili u vërshëllua në çdo prekje të topit.
Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka tha se ishte i befasuar: “Jam i befasuar që jam fishkëllyer.
Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të koncentrohem vetëm në futboll. Për fat të keq është pjesë e lojës.
Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në udhëtim”.