Zvicra ka barazuar në kryeqytetin e Kosovës, me rezultat 1:1 në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit B të Kampionatit Botëror në futboll.
Ndeshjes në Republikën e Kosovës i japin jehonë edhe mediat serbe.
“Kosova nuk bëri një mrekullinë: Xhaka dhe Zvicra shkojnë në Kupën e Botës nga vendi i parë” ,shkruan media serbe “Kurir”.
“Lojtarët e futbollit të Kosovës dhe Zvicër luajtën një barazim 1:1 (0:1) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Zviceranët udhëtojnë në Kupën e Botës nga vendi i parë në grup, ndërsa Kosovë do të kërkojë shansin e saj për të qenë në Kupën e Botës përmes play-off-it”, shkruan më tej ky farë mediumi e duke llomotitur me terma të ultë ndaj Kosovës.