Muriqi: Në mars mund të shkruhet historia

- Bota Sot

Muriqi: Në mars mund të shkruhet historia

Vedat Muriqi, është tejet optimist për ndeshjet e playoff-it që luhen në mars.

Muriqi tha se është plot shpresa që në mars mund të shkruhet sërish historia dhe të kualifikohemi në Botëror.

“Ishte një ndeshje e vështirë.

Sot prej mëngjesit shiu nuk është ndalur.

Dua të falënderoj në emër të ekipit tifozët.

Stadiumi ishte plot. I falënderoj tifozët që na kanë përkrahur gjithë kohën. I urojmë edhe ata për plejofin.

Për ne ishte e rëndësishme të mbajmë rezultatet pozitive.

Jemi të lumtur dhe tani e presim marsin. Humbja e thellë në Zvicër na kthjelli.

Më pas e ndërruam edhe taktikën dhe mentalitetin. Ekipi e pa qartë që nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë sukses kundër çdo ekipi. Vendi i dytë dhe plejofi është sukses historik dhe shumë i madh.

Shpresoj të mos ndalemi këtu. Urojmë të mos kemi lëndime në katër muajt e ardhshëm. Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të shkruajmë tutje histori. Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin. Unë u dëshiroj shumë suksese.

Po e përsëris, ata dy do të bëjnë që të harrohet emri im, me paraqitje, me gola”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes me Zvicrën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot