Barcelona-Atletik Bilbao, vendoset çmimi për biletën më të lirë në stadiumin “Camp Nou”

- Bota Sot

Barcelona-Atletik Bilbao, vendoset çmimi për biletën më të lirë në stadiumin “Camp Nou”

Çmendet Barcelona. Sapo është marrë vesh hapja e stadiumit, i cili do të përurohet, por me gjysmën e kapacitetit, çmimi i biletave ka arritur shifra stratosferike. Eshtë thjesht një ndeshje kampionati kundër Bilbaos, por për ta parë atë, bileta më e lirë është 199 euro dhe kjo i takon zonave pas portës pr në pjesën me anësore të tyre.

Një biletë në Tribunën VIP shkon nga 1750 deri në 2000 euro.

Në të njtën kohë si pasojë e mos hapjes së plotë të stadiumit, klubi “blaugrana” ka deklaruar se asnjë tifoz mik nuk do pajiset me biletë. Duke lënë mënjanë kundërshtarët, Laporta donte të përqendrohej në aspektet pozitive të rikthimit të shumëpritur të Barçës në stadiumin e tyre.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë. Mezi pres të kthehem. Do të jetë historik, avantazhi i shtëpisë do të jetë shumë i rëndësishëm, një moment vërtet i këndshëm.

Nuk e kam hequr ende presionin. Po luftojmë për licencën e Kategorisë 1C, duam 60,000 spektatorë para fundit të vitit”, tha presidenti. Kur u pyet për çmimet e biletave shumë të diskutuara, Laporta shpjegoi. “Ndërsa rrisim kapacitetin, çmimet e biletave do të ulen .

Është e rëndësishme të kujtojmë se biletat sezonale janë ende më të lira në Evropë, dhe është një ditë historike, kështu që çmimet janë më të larta se zakonisht, por ne do ta përshtasim raportin midis mbajtësve të biletave sezonale dhe publikut të gjerë.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot