‘Ylli’ i ri i Realit e pranon

- Bota Sot

‘Ylli’ i ri i Realit e pranon

Franco Mastantuono, talent premtues i Real Madridit dhe një nga blerjet më të rëndësishme të viteve të fundit për klubin madrilen, ka folur për herë të parë në mënyrë të zgjeruar për eksperiencën e tij të parë në “Santiago Bernabéu”.

Në një intervistë për “El Larguero” të Cadena SER, argjentinasi i ardhur nga River Plate u ndal veçanërisht te debutimi në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, ndeshje që ka nxitur krahasimet mes tij dhe ‘yllit’ blaugrana, Lamine Yamal.

Mastantuono e pranoi se përballja e parë me rivalët katalanas i dha ndjesi të veçanta, sidomos për faktin se është krahasuar shpesh me Yamal-in.

“Kam folur edhe më parë për këtë temë.

Nuk më pëlqejnë krahasimet, por është gjithmonë bukur të kesh përballë lojtarë të nivelit të Lamine. Të motivojnë të bëhesh më i mirë dhe shpresoj të kemi shumë vite përpara me duele të tilla”, u shpreh 17-vjeçari, që mban rekord si shitja më e shtrenjtë në historinë e River Plate.

Kur u pyet se kush është më i mirë aktualisht, talenti i Realit u tregua i hapur:

“Sot, Lamine Yamal. Po tregon një nivel të pabesueshëm. Ka dëshmuar tashmë çfarë lojtari është dhe është në një moment fantastik.”

Mastantuono shtoi se ai vetë është ende në fazë përshtatjeje pas mbërritjes te Real Madridi:

“Jam i sapoardhur këtu, jam në një proces përshtatjeje dhe shpresoj të jetë sa më i shpejtë. Dua të marr ritmin e futbollit europian dhe atë të Real Madridit. Uroj që kjo të jetë një histori e gjatë dhe me shumë ndeshje të bukura si ajo e fundit, që ishte thjesht e jashtëzakonshme.”

Në Spanjë, deklaratat e tij janë pritur me vlerësime, duke konfirmuar edhe një herë maturinë dhe personalitetin e një futbollisti që shihet si një nga emrat e së ardhmes te “Los Blancos”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot