Vitin e kaluar, ish-lojtari i kombëtares braziliane u ndalua dy herë në Campinas dhe një herë në Contagem për të njëjtën çështje.
Ish-e dashura e tij, Maiara Quiderolly, komentoi shpejt mbi raportet për arrestimin e Jo-s në vitin 2024, megjithëse nuk dihet nëse borxhi lidhet me djalin e tyre, Joao Gabriel. Quiderolly tha në një video të postuar në Instagram: “Unë zgjodha baba për djalin tim.”
Jo, njihet për aventurat e tij në Premierligë te Manchester City, Evertoni si dhe luajti për skuadrat e njohura si CSKA Moska dhe Galatasaray.
Ai po ashtu luajti me Kombëtaren Braziliane, ku fitoi dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2013/IndeksOnline/