Kombëtarja e Kosovës ka tejkaluar pritshmëritë në një grup shumë të fortë duke arritur në vendin e dytë me 11 pikë (Grupi B) dhe siguruan play-off-in, ku në muajin mars do të kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror në futboll.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmond Thaçi, komentator i mirënjohur i futbollit, ka shkruar në një shkrim të gjatë në profilin e tij në facebook, se sportin duhet përkrahur, duke dhënë edhe argumentin e fuqishë,.
“Kosova dëshmon se pranimi i saj ne familjen evropiane e botërore të futbollit ka qenë domosdoshmëri.
Kosova
Ndër vite ajo tregoi cilësi, karakter dhe mbi të gjitha vërtetoi para botes se futbolli në Dardaninë e lashtë është jetë.
Të dërmuar nga vështirësitë dhe padrejtësitë e kohës, kishim durim dhe mbi të gjitha vendosmëri për të arritur aty ku tashme marshojmë sigurt, në finalet e një evropiani apo botërori të futbollit.
Prej vitit 2016, me legjendën Fadil Vokrri, nisen fillet e para të ndërtimit të një platforme organizimi futbolli duke filluar nga minus zeroja, të merituara nga gjitha strukturat udhëheqëse nga federata e futbollit, trajnerët, futbollistët, punëtorët sportivë brenda dhe jashtë vendit e deri te “dardani” me i vogël në stadium.
Te gjitha këto komponente, bënë që sot ne kemi një pasqyrë të qarte se ku duam të shkojmë dhe çfarë duam të bëjmë.
Pra, me të metat eventuale apo rënie-ngritjet gjatë rrugës, sot jemi bërë brend botëror nga një shtet më shume probleme e mungese të mirëfillta infrastrukture. Duke qenë mirënjohës ndaj të gjithë njerëzve që dhanë dhe kontribuan në futboll, rasti i fundit me përzgjedhësin Foda me shtabin e vet teknik, veëm sa e fakton që jemi në rrugë të mbarë.
Duke filluar nga presidenti Agim Ademi me ekipin e tij, e gjithë strukturat zingjirë në federatë të futbollit, gazetarët e sportit e shikuesit e shumtë, janë një sinkron i bukur për arritjet e fundit. Jo të gjithë, e kanë parë një dritë të vogel nga në tunel i madh për shpresën e këtij vendi të vogel me zemër të madhe.
Me dhjetëra e qindra futbollistë nga kjo trevë e lashtë futbolli, tashmë janë të ndarë në shumë kombëtare të shteteve të shumta evropiane. Por, asnjëherë nuk u ankuam, nuk vajtuam por ulem kokën dhe vazhduam para.
Sot, “Dardanet” e përmbyllen një pjesë të eliminatorëve për botëror në vendin e dytë pas Zvicrës që siguroi kualifikimin direkt. Por, Kosova ka edhe dy finale tjera për të arritur atë që pak apo askush nuk e ka menduar që do lëmë prapa gjigante evropiane si Sllovenia e Suedia. Madje, deri ne xhiron e fundit ishim në garë për kualifikim direkt në botëror.
Me një bilanc fantastik 5 ndeshje radhazi pa humbje dhe vetëm një gol të pësuar në pesë ndeshjet e fundit.
Qetësi absolute!
Sa i përket shikuesve, ata janë edhe mrekullia hyjnore e jona.
Atë që arriti ta bënte Foda me sjelljen e futbollistëve të rinj për të zëvendësuar ata të lënduarit, është shkollë në vete.
Këtë momentum që po e jetojmë, e kam thënë vazhdimisht dhe po e ripërsëris, që ky është shekulli i shqiptarëve.
Kosova dhe Shqipëria janë në garë për kualifikim në botëror, kurse prapa shpinës është një betonizim i sukseseve të xhudisteve tona me 5 medalje olimpike falë mjeshtrit Driton Kukës dhe armatës së tij të gjerë të xhudisteve. Dëshmi që sporti duhet përkrahur pa kushte”, ka shkruar Thaçi.