Shkëndija kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Shkëndija kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Kampioni aktual sot ka treguar cilësinë ndaj Tikveshit të Kavadarit.

Skuadra shqiptare fitoi me rezultat 2:0 dhe kështu iu bashkua Vardarit, Strugës TL, Rabotniçkit, Sileksit, Shkëndijës së Haraçinës, Detonit dhe Ohrit.

Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën e 43-të kur Amadou Alhassan shënoi një nga golat më të bukur të parë gjatë kësaj vjeshte në Maqedoni.

Nigeriani gjuajti nga mbi njëzet e pesë metra dhe goditi këndin.

Golat i realizuan Alhassan (44) e Mazari (90+2)..



Lexoni të gjitha në Bota Sot