Në moshën 78 vjeç, Dik Advokat do të bëhet trajneri më i moshuar që drejton një kombëtare në Botërorin e futbollit, pasi Kurasao e tij siguroi kualifikimin për herë të parë në finalet e një kompeticioni të tillë, pas barazimit dramatik 0-0 me Xhamajkën.
Advokaat, i cili ka drejtuar 7 kombëtare të tjera, përfshirë Holandën në tri periudha, arriti në çerekfinalen e Botërorit 1994, por kualifikimi me Kurasao konsiderohet arritja më e madhe e tij.
Kurasao, një ishull autonom me pak më shumë se 150.000 banorë, është vendi më i vogël që do të luajë në fazën finale të një Botërori. Advokaat e mori drejtimin e kësaj kombëtareje në janar të vitit të kaluar, por nuk ishte fizikisht gjatë ndeshjes ndaj Xhamajkës për shkak problemesh familjare.
“Ishte një vendim shumë i vështirë t’i lija lojtarët këtu në ndeshje dhe të largohesha. E mora këtë vendim me keqardhje, por familja është më e rëndësishme se futbolli”, – tha ai.
Advokaat e ndoqi ndeshjen nga Holanda, duke komunikuar me stafin teknik për udhëzime gjatë pushimit mes dy pjesëve.