Aleksander Isak po nuk po arrin ende të shfaqet ai, lojtari mbresëlënës i sezonit të kaluar, kur shkëlqeu në radhët e skuadrës së Njukasëllit në Premier Ligën angleze.
Që kur iu bashkua Liverpoolit, sulmuesi suedez ka shënuar vetëm një gol në tetë ndeshje dhe ka humbur disa sfida si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, për shkak dëmtimi. Në “Anfield” po fillojnë të shfaqen dyshime nëse ata morën vendimin e duhur, duke paguar 125 milionë stërlina për të siguruar shërbimet e lojtarit gjatë merkatos së verës.
Sulmuesi suedez ishte rikthyer në fushën e gjelbërt për ekipin e tij kombëtar, pikërisht në atë humbje 4-1 ndaj Zvicrës, ndërsa kishte dashur të tregonte se ndihet më mirë. “Mund të them se ndjeva që trupi im reagoi mirë pas ndeshjes – deklaroi ai për gazetën suedeze ‘Sportbladet’ -. Shpresoj të luaj mirë në ndeshjen tjetër me Liverpulin.
Është gjithmonë frustruese të jesh i dëmtuar, është keq për një futbollist” Isak nuk i kursen fjalët teksa është shprehur se “kur jam në fushë, nuk gjej justifikime.
Gjithmonë dua të luaj lojën time dhe të jap maksimumin”. Ndër të tjera, ai ka dashur të theksojë se “është e vështirë të jesh larg dhe të mos jesh në gjendje të ndihmosh ose të kontribuosh skuadrën. Në futboll, pothuajse asgjë nuk është e lehtë, por me përvojë mëson të përballesh me gjërat.”
Nga ana tjetër, trajneri i tij në Suedi, anglezi Graham Potter, zbuloi para ndeshjes me Slloveninë, se sulmuesi do të ketë më shumë kohë aktivizimi:
“Plani është që ai të luajë më shumë. Por natyrisht i duhet të gjejë formën e duhur, dalëngadalë për ne si Kombëtare, por edhe për Liverpulin”.
Në këtë mënyrë, Isak mund të thuhet se po përmirëson gradualisht gjendjen e tij fizike në përgatitje për muajt e ardhshëm me Liverpoolin, ku do t’i duhet të rrisë nivelin e tij nëse dëshiron të justifikojë paratë që Reds i paguan Njukasëllit për transferimin e tij.