Lajme të mirë për Brojën

- Bota Sot

Lajme të mirë për Brojën

Armando Broja u detyrua të linte fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen ndaj Anglisë, aty ku u duk se pësoi një dëmtim të rëndë.

Në fakt, gjërat nuk duken aq keq sa u menduan në fillim dhe mediat angleze, raportojnë se paraditen e djeshme Broja është rikthyer te Bërnlei.

Sulmuesi shqiptar ka kryer një kontroll mjekësor me mjekët e klubit e më pas është planifikuar për të kryer ekzaminime të tjera mjekësore, ku edhe do të shihet dëmtimi.

Por bëhet fjalë për një ndrydhje të gradës së parë dhe mungesa e tij në fushë, pritet që të jetë vetëm disa ditë e më pas do të rikthehet në skuadër, për të tentuar të fitojë minuta me ekipin anglez të Bërnelit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot