Leonardo, ish-drejtues sportiv i PSG dhe ish-trajner i Milanit e Interit, foli për “RMC Sport”, duke vlerësuar punën e Luis Enrique: “Lucho është perfekt, i ka transmetuar mentalitetin një skuadre të re
. Për mua, Motta te PSG do të ishte gjenial: e njeh klubin, ka estetikë, do lojë të bukur, adhuron Parisin. Më vjen keq që Motta nuk u ul kurrë në stolin parizien”.
Sa i përket triumfit të PSG në vitin e largimit të Mbappé, ai shtoi: “Nëse nuk shpenzon, nuk fiton. Champions-in e fitojnë klubet më të pasura”.
Braziliani kujton edhe fillimet e projektit te PSG: “Për Ibrahimovic dhe Thiago Silva shpenzuam rreth 70 milionë euro”.
Mbi epokën Messi–Neymar–Mbappé, Leonardo theksoi ndryshimin e futbollit dhe të komunikimit. Lojtarët sot fitojnë më shumë nga të drejtat e imazhit. Braziliani tregon se më 2021, Neymar dhe Mbappé donin të largoheshin dhe ai do t’i kishte lënë të iknin “me kushtet e duhura”.
Për Serie A pranon: “S’më ka pëlqyer kurrë të jem trajner. Te Milani e bëra këtë rol sepse duhej përgatitur shitja e klubit. Tek Inter shkova vetëm prej Morattit”.
Në fund e mbyll duke thënë se nuk ka ndërmend të kthehet në futboll, përveç një projekti shumë ambicioz, dhe se “ndoshta s’do të kisha hequr dorë nga Donnarumma”.