Pas debaklit 7:1 nga Uellsi, trajneri Milevski: Nuk ishim as hija e ekipit

- Bota Sot

Pas debaklit 7:1 nga Uellsi, trajneri Milevski: Nuk ishim as hija e ekipit

Maqedonia e Veriut në futboll pësoi një humbje të thellë prej 7:1 ndaj Uellsit në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Trajneri Blagoja Milevski është i vetëdijshëm se kjo është një humbje e rëndë.

“Ishim larg nivelit tonë. Në shumë segmente të tjera dështuam, nuk ishim as hija e ekipit që më parë nuk kishte humbur në 14 ndeshje.

Por këta janë të njëjtët lojtarë që na dhanë kaq shumë gëzim dhe nuk kanë humbur për një kohë të gjatë.

Për sa më përket mua, nuk ka asnjë dilemë nëse kam emocionin dhe dëshirën për të vazhduar punën dhe udhëheqjen e Maqedonisë.

Është e vështirë, por në sport ka momente të tilla dhe ato duhen kapërcyer”, tha Milevski.

Është e qartë se ishim inferiorë në çdo aspekt.

“Nuk kishim përgjigje për lojën agresive të Uellsit.

Dua ta përgëzoj kundërshtarin.

Përgjegjësia është e imja dhe gjithmonë do të jetë, mënyra se si humbëm dhemb më shumë.

Nuk arritëm t’i përgjigjemi një plani gare dhe epilogu ishte i pashmangshëm”, përfundoi trajneri maqedonas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot