Fokus te play-off i Botërorit, analiza e ekipeve kombëtare e lamtumira e Abrashit

- Bota Sot

Fokus te play-off i Botërorit, analiza e ekipeve kombëtare e lamtumira e Abrashit

Sot në FSHF TV u transmetua puntata e shtatë e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, i cili transmetohet çdo të mërkurë live.

Nën drejtimin e Lenida Halilajt, të ftuar në studio ishin gazetari Gjergji Stefa dhe Drejtori i Departamentit të Edukimit të trajnerëve në FSHF, Sulejman Starova.

Fokusi kryesor në këtë puntatë ishte kualifikimi historik i Shqipërisë në play-off të Botërorit 2026, ku Kombëtarja për herë të parë ka shanse reale për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Nesër, Kombëtarja do të njohë edhe kundërshtarin në gjysmëfinale, si edhe rivalin e mundshëm në finalen e grupit që të çon në Botëror. Në studio u diskutua edhe për kundërshtarët e mundshëm, ku Shqipëria është pjesë e grupit 3 dhe në gjysmëfinale do të luajë me një nga ekipet e vazos së dytë.

Pjesë e temave të emisionit të sotëm ishin edhe dy fitoret e Kombëtares U-21 në miqësoret e nëntorit, ndaj Moldavisë në transfertë (0-1) dhe ndaj Ukrainës në “Elbasan Arena” (2-0). Gjithashtu, u analizua edhe performanca e Kombëtareve U-17 dhe U-19 pas përfundimit të raundit të parë kualifikues në Euro U-17 dhe Euro U-19.

Ndeshjet e grupit 5 të Shqipërisë U-19, Ukrainës U-19, Sllovakisë U-19 dhe Malit të Zi U-19 u zhvilluan në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana” nën organizimin e FSHF-së.

Tërheqja e Amir Abrashit nga Kombëtarja ishte gjithashtu pjesë e diskutimit në studio. Para ndeshjes Shqipëri – Angli, FSHF e nderoi për 51 paraqitjet me fanellën kuqez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot