Kroos kritikon Viniciusin

- Bota Sot

Kroos kritikon Viniciusin

Pas deklaratave publike ku Toni Kroos shprehu mbështetje për Vinicius Junior lidhur me debatet e tij të fundit me Xabi Alonson, ish-mesfushori gjerman ka rikthyer në vëmendje disa nga sjelljet e diskutueshme të brazilianit gjatë kohës që luanin së bashku te Real Madridi.

Kroos thekson se shpeshherë temperamenti i tepërt i Viniciusit ndikonte negativisht në skuadër.

“Shpesh i thosha që mjaft ishte mjaft, sepse dukej sikur i gjithë ekipi dëmtohej nga sjellja e tij”, ka thënë Kroos.

“E kuptoj që në një moment mund të bëhet irritues, qoftë për kundërshtarët, për arbitrat apo për tifozët e skuadrës kundërshtare”.

Sipas tij, situata në fushë shpesh krijonte ndjesinë se gjithçka po kthehej kundër ekipit për shkak të reagimeve të lojtarit brazilian.

“Përpiqesha ta qetësoja, kryesisht që të mos humbiste përqendrimin, sepse kjo ndodhte ndonjëherë. I thosha shpesh: ‘Vinicius, ti je aq i mirë sa nuk ke nevojë për këto gjëra’”, përfundoi Kroos.

Deklaratat e Kroosit vënë në pah marrëdhënien e veçantë mes dy futbollistëve, duke kombinuar mbështetjen e tij për Viniciusin me një reflektim të sinqertë mbi momentet kur sjellja e tij krijonte tensione të panevojshme në fushë..



Lexoni të gjitha në Bota Sot