Kjo është nota për Granit Xhakën në Kosovë! Vlerësimi vjen nga media zvicerane

- Bota Sot

Kjo është nota për Granit Xhakën në Kosovë! Vlerësimi vjen nga media zvicerane

Zvicra është kualifikuar në Kampionatin Botëror në futboll, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Zviceranët luajtën baras (1:1) me kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Media zvicerane “20min”, si zakonisht, vlerëson me nota futbollistët pas çdo ndeshjes së kombëtares së Zvicrës.

Kapiteni Granit Xhaka është ndër më të mirët, me notën 5.

Nota më e vogël është 1 dhe më e larta 6.

Ja notat: Gregor Kobel 4.5,Ricardo Rodriguez 4, Nico Elvedi 5, Manuel Akanji 5, Silvan Widmer 4, Djibril Sow 5, Granit Xhaka 5, Michel Aebischer 4.5, Rubén Vargas 5, Johan Manzambi  4.5, Breel Embolo 4.

Zvicra përfundoi në vend të parë në Grupin B me 14 pikë, duke lënë pas Kosovës me 11, Slloveninë 4 dhe Suedinë me 1 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot