Jadon Sancho dhe përfaqësuesit e tij janë parë në Stamboll gjatë ditëve të fundit, ku mbajtën takime me zyrtarët e tre klubeve të njohura të Superigës turke, si Fenerbahçe, Beshiktash dhe Gallatasaraj.
Takimet u zhvilluan në një hotel luksoz, ku çdo klub paraqiti vizionin dhe planin e tij afatgjatë për sulmuesin britanik. Nuk dihet se cili klub është në pozita më të mira për ta siguruar transferimin e Sanços në janar, megjithatë thuhet se ai është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës.
Në këtë moment, Jadon Sancho përfiton 13 milionë fiunte në sezon te Aston Vila ku është në huazim, mirëpo është në gatishmëri ta ulë këtë shumë, në 7-8 milionë. 23-vjeçari, i cili kishte gjithashtu një reputacion të shkëlqyer gjatë qëndrimit të tij te Borusia Dortmund, përballet me një situatë të vështirë në Angli.
Udhëtimi i tij në Stamboll është një tregues i qartë se ai është duke shqyrtuar mundësi të reja për karrierën. Klubet turke, të cilat kanë investuar shumë tek lojtarë me emër, kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të sjellin një lojtar me talentin e Sancho në Superligë.
Një transferim në njërin prej klubeve të njohura turke mund ta ndihmojë anglezin të rikthehet në formën e tij më të mirë, pasi te Aston Vila nuk po e bën.