Federata e Futbollit e Kosovës mburret me ngritjen për katër pozita të kombëtares së Kosovës në ranglistën e FIFA-s.
Ky është suksesi më i madh Dardanëve deri me tani.
“Rekord tjetër, Kosova e 80-ta në renditjen botërore
Me përmbylljen e ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës dëshmon qartë rritjen dhe progresin e saj.
Renditja në vendin e 80-të në botë shënon pozicionin më të lartë që nga pranimi në FIFA, para 9 vitesh.
Kjo renditje e re është dëshmi se puna, përkushtimi dhe besimi po japin rezultate.
Rrugëtimi vazhdon në “play-off”-in e muajit mars, me ambicie edhe më të mëdha”, thuhet nga FFK.