Klevi Qefalija do të vazhdojë që të jetë pjesë e Dinamos.
Sipas shtypit, klubi kryeqytetas dhe mesfushori 21-vjeçar kanë rënë dakord për të zgjatur bashkëpunimin, duke rinovuar kështu kontratën.
Qefalija ka firmosur me dinamovitët kontratën e re, duke e “blinduar” deri në vitin 2028, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.
Kujtojmë se 21-vjeçari është një pikë kyçe e 11-shes titullare të Ilir Dajës.
Vlen të theksohet, se mesfushori ka qenë në “sytë” e Sylvinhos gjatë gjithë kësaj kohe. Ai është lënë në listën e pritjes, ndërsa së shpejti pritet të vijë edhe grumbullimi zyrtar me ekipin A të Shqipëris.