Maqedonia e Veriut pritet të ketë seleksionues të ri

- Bota Sot

Maqedonia e Veriut pritet të ketë seleksionues të ri

Përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë do të ketë selektor të ri në ndeshjet e balotazhit për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në vitin 2026. Sipas portalit gol.mk për shkak të pakënaqësisë nga paraqitjet e fundit, Bllagoja Milevski nuk do të marrë kontratë të re dhe mandati i tij në krye të ekipit A do të përfundojë.

Ndeshjet e fundit të ekipit të seniorëve u pritën me kritika të ashpra nga publiku, ndërsa te drejtuesit e FFM-së ndikoi veçanërisht ndeshja e fundit me Uellsin, në të cilën Maqedonia u turpërua dhe u dominua (1-7).

Rezultati dhe qasja ndaj lojës janë të papranueshme për një ekip kombëtar dhe hapën seriozisht dilemën rreth punës së selektorit aktual, kontrata e të cilit me FFM-në skadoi pas ndeshjes së fundit kualifikuese. Rezultati negativ është vazhdimësi e serisë së ndeshjeve në të cilat përfaqësuesja tregon rënie në formë, para Uellsit alarm serioz ishin edhe ndeshjet me Letoninë dhe Kazakistanin në Shkup.

Edhe pse seleksionuesi do të jetë i pranishëm në shortin për ndeshjet e balotazhit në Cyrih, një obligim i caktuar paraprakisht, kjo nuk do të thotë se kontrata e tij është e sigurt. FFM kishte fillimisht sinjale për vazhdimin e Milevskit edhe në të ardhmen, por tri ndeshjet e fundit e përfunduan bashkëpunimin me njërin nga selektorët më të suksesshëm të U21 dhe ekipit A.

Blagoja Milevski e mori drejtimin e Maqedonisë në vitin 2021, kur në stolin e trajnerit pasoi Igor Angelovskin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot