Kjo nuk pritej, Granit Xhaka reagon përsëri

- Bota Sot

Kjo nuk pritej, Granit Xhaka reagon përsëri

Granit Xhaka mori vëmendjen kryesore mbrëmë në ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Ai në disa momente u vërshëllye nga tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri’, me gjasë për deklaratat e fundit që bëri për Leon Avdullahun e Albian Hajdarin.

Kapitenit të Zvicrës nuk i pëlqeu ajo çka ndodhi në fushë, ku pas ndeshjes u pa i nervozuar dhe deklaroi se këtë nuk e priste nga tifozët e Kosovës.

Xhaka ka bërë një reagim tjetër në profilin e tij në Instagram.

“Faleminderit”, ka shkruar shkurtimisht Xhaka, duke postuar një fotografi me këngën e Çun Mulës “Malësori”

“Si zog shqipe n’mal mi male, e kish falë Zoti këtë djal”, thuhet në tekstin e këngës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot