Prishtina gati për sfidën që luhet nën dritat e reflektorëve

- Bota Sot

Prishtina gati për sfidën që luhet nën dritat e reflektorëve

Lideri i Kampionatit të Kosovës, Prishtina, është gati për sfidën e javës së 14-të.

Futbollistët e Prishtinës besojnë e shpresojnë në përparësinë e fushës dhe në fitore ndaj Malishevës.

Ndeshja luhet nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“FC Prishtina rikthehet në fushë për të vazhduar garat në Superligë.

Të shtunën, (22 nëntor) nga ora 18:00 në kuadër të javës së 14-të, do të presim në shtëpi ekipin e Malishevës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Prishtina kryeson me 26 pikë e ka dhjetë më shumë se Malisheva në pozitën e shtatë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot