Vëllaznimi i Gjakovës ka mbetur pa trajner.
Pas ndarjes së rrugëve me Xhengis Rexhepin, tani hulumtojnë tregun dhe sa më shpejt që është e mundur të emërojnë trajnerin e ri.
Flitet e për flitet se afër për të marrë timonin e ekipit me renome të futbollit është Ismet Munishi.
Vëllaznimi renditet në pozitën e katërt me 34 pikë pas javës së 17-të në Ligën e Parë të Kosovës.