Ballkani zyrtarizon ndarjen me Shehin

- Bota Sot

Ballkani zyrtarizon ndarjen me Shehin

Orges Shehi nuk është kryetrajner i klubit të futbollit Ballkanit të Therandës.

Klubi therandas përmes një njoftimi tregon arsyet e ndarjes me Shehin. 

Ballkani renditet në vend të dytë me 22 pikë pas javës së  13-të në elitën e futbollit të Kosovës.

“Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të FC Ballkani

FC Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë.

Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar.

Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.

Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi”, njofton FC Ballkani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot