Bashkimi i pafat – eliminohet nga FIBA Europe Cup

- Gazeta e Prizrenit

Bashkimi i pafat – eliminohet nga FIBA Europe Cup
Bashkimi në edicionin debutues në FIBA Europe Cup shënoi tri fitore në gjashtë ndeshje, nga një fitore ndaj çdo kundërshtari. Por, kjo nuk mjaftoi për të kaluar grupet, njoftoi FBK, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Në Grupin J, katër skuadrat kishin nga tri fitore e tri humbje, por vendosi koshdallimi, e që Portokallezinjtë nuk e kishin në favor të tyre.
Tutje nga grupi u kualifikua vetëm Reggiana. Dhjetë vendet e para dhe gjashtë më të mirat nga dhjetë grupet u kualifikuan në Top 16.
Bashkimi e nisi me tri humbje, por më pas shënoi tri fitore radhazi. Në shtëpi fitoi ndaj Cibonës 89:69 dhe Reggiana-s 77:76, derisa në udhëtim ndaj Dijon-it 84:93. Kujtojmë se ndaj Dijon-it kishte humbur në shtëpi në kohën shtesë 74:83.
Reggiana kishte koshdallim +45, Dijon +1, Cibona -18 dhe Bashkimi -28.
Sidoqoftë, ky ishte sukses për nënkampionët e Kosovës, që debutuan në grupet e FIBA Europe Cup me tri fitore. / Gazeta e Prizrenit /


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit