Kosova mëson sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botërorin 2026

- Bota Sot

Kosova mëson sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botërorin 2026

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar për herë të parë një vend në fazën ‘play-off’ të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, pas një cikli tejet të suksesshëm në Grupin B, ku garoi kundër Zvicrës, Sllovenisë dhe Suedisë.

‘Dardanët’ e mbyllën grupin me 11 pikë të grumbulluara nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje duke u renditur në pozitën e dytë, menjëherë pas Zvicrës.

Në garën për një biletë drejt Kupës së Botës, Kosova mund të përballet me njërën nga katër kombëtaret: Poloninë, Republikën Çeke, Uellsin ose Sllovakinë.

Shorti i cili do të përcaktojë kundërshtarin e radhës të Kosovës, do të tërhiqet sot në orën 13:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot