Mësohet se sa do të jetë Armando Broja jashtë terrenit!
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja do të jetë jashtë fushës së gjelbër për së paku dy javë.
Kjo pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen në mes Shqipërisë përballë Anglisë në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Botëror 2026.
Mediat në Shqipëri raportojnë se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz në kavilje por bëhet fjalë për ndrydhje të gradës së pare dhe se rikuperimi do të zgjasë nga 14 deri më 16 ditë.