Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mësojë kundërshtarin për gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.
Shorti do të hidhet prej orës 13:00 në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ku do të përcaktohen jo vetëm çiftet gjysmëfinale, por edhe rruga drejt finales së play-off-it, event ky që do të transmetohet.
Përveç Kosovës, pjesë e shortit është edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila po ashtu pret të mësojë rivalin që do t’i dalë përballë në këtë fazë vendimtare.
Ceremonia e shortit do të udhëhiqet nga emra të njohur të futbollit botëror. Legjenda italiane Marco Materazzi, së bashku me kampionin e botës Christian Karembeu dhe ish-sulmuesin suedez Martin Dahlin, do të jenë asistentët zyrtarë të hedhjes së goglave.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë janë katër përfaqësuese evropiane me përvojë dhe cilësi të lartë: Sllovakia, Çekia, Polonia dhe Uellsi..