Andrien Rabiot nis sfidën kundër Inter. Disa ditë para derbit, mesfushori i Milan foli për ndjenjat e tij përpara ndeshjes:
“Është një ndeshje emocionuese. Nuk e kam parë kurrë në stadium, por mezi pres të jem atje sepse më pëlqejnë shumë këto lloj ndeshjesh. Do të jetë mirë të them se kam luajtur në një derbi si ky”, tha francezi.
Më tej, Rabiot komentoi: “Do të jetë e vështirë, jemi dy ekipe të forta. Detajet do të jenë vendimtare. Maignan më tregoi për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, sa e rëndësishme është një fitore për historinë e klubit dhe për tifozët. E gjithë kjo më motivon, mezi pres të luaj, veçanërisht sepse nuk kam luajtur prej një muaji dhe mezi pres të kthehem në fushë.”
Duke qenë jashtë që nga fillimi i tetorit për shkak të një problemi në pulpë, mesfushori francez foli për gjendjen e tij fizike. “Jam mirë. Kam punuar në palestër dhe jashtë saj këto javët e fundit. E tëra që më mungon është të jem në fushë. Ndihem shumë mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht”, tha Rabiot.
“Gjithmonë jap gjithçka nga vetja, bëj më të mirën për shokët e mi të ekipit. Ka pasur momente të mira dhe të këqija. Bëmë mirë kundër ekipeve të mëdha (Roma, Napoli dhe Atalanta), por na mungoi diçka kundër Pizës dhe Parmës. Kishte më pak përqendrim, ekipi ishte më pak i fortë“, shtoi mesfushori francez.
Rabiot fglet për martrëdhënien me Allegri: “Gjithmonë kam shkuar mirë me trajnerin. Jam shumë i lumtur që është rikthyer, më pëlqen të jem me njerëzit e duhur. Milan është një klub i jashtëzakonshëm, me kaq shumë histori, dhe do të ishte mirë të fitoja këtu. Mendoj se jam në vendin e duhur për të bërë atë që dua më shumë dhe për të vazhduar të përmirësohem”.
“Allegri është fantastik, gjithmonë pozitiv dhe di të komunikojë me të gjithë. Në fushë, më pëlqen zemërimi dhe vendosmëria e tij, dëshira e tij për të fituar. Gjithmonë identifikohem me bisedat e tij, ai gjithmonë gjen fjalët e duhura, edhe kur nuk kemi luajtur mirë në fund të një ndeshjeje. Personaliteti i tij të futet në kokë dhe ky grup lojtarësh të rinj bën shumë mirë”, shtoi Rabiot.
Në lidhje me shanset e kuqezinjve për të fituar titullin, ai shtoi: “Kemi një ekip të fortë. Me mentalitetin tim, përpiqem t’i shtyj të gjithë shokët e ekipit të japin gjithçka; jemi një grup i mirë.
Gjëja e rëndësishme është të qëndrojmë afër vendit të parë, por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ka shumë ndeshje midis nëntorit dhe dhjetorit, përfshirë Superkupën, e cila është një nga objektivat tona. Që në shkurt, do të kemi një ide të përafërt se sa larg mund të shkojmë.”