Shqipëria mëson rivalët e mundshëm në ‘play-off’-in drejt Botërorit 2026

- Bota Sot

Shqipëria mëson rivalët e mundshëm në ‘play-off’-in drejt Botërorit 2026

Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar sot kundërshtarët e saj në fazën ‘play-off’ për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Shorti, i hedhur në orën 13:00 në Cyrih të Zvicrës, përcaktoi çiftet mes 16 përfaqësueseve evropiane që do të luftojnë për vendet e mbetura në Botëror.

Shqipëria do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë, një sfidë tejet e fortë që do të vendosë fatin e mëtejshëm të kuqezinjve në këtë rrugëtim. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të ndeshen në finalen e ‘play-off’-it me fituesin e duelit Ukrainë–Suedi.

Ndërkohë, edhe Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj. Dardanët do të luajnë në gjysmëfinale kundër Sllovakisë, ndërsa nëse kalojnë më tej, do të përballen në finale me fituesin e takimit Turqi–Rumani.

Ndeshjet e ‘play-off’-it do të zhvillohen në muajin mars të vitit 2026, duke premtuar duele dramatike dhe emocionuese për të dy kombëtaret shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot