Partia Socialdemokrate e kryeministres Mette Frederiksen doli e goditur rëndë nga zgjedhjet lokale në Danimarkë duke pësuar humbje të konsiderueshme në mbarë vendin dhe duke lënë për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh drejtimin e Kopenhagen.
Frederiksen e pranoi humbjen, duke e cilësuar më të madhe sesa pritej, ndërsa fajësoi rritjen e çmimeve të ushqimeve, pabarazitë mes zonave urbane dhe rurale dhe kriminalitetin.
Humbje janë regjistruar edhe në disa bastione tradicionale të socialdemokratëve
Në Danimarkë kryebashkiaku nuk zgjidhet automatikisht nga partia që mer më shumë vota, por përmes marrëveshjeve dhe koalicioneve të partive në këshillin bashkiak.
Prandaj edhe pse Enhedslisten, Aleanca e Kuqe e Gjelbër mori më shumë vota se çdo parti tjetër, plot 22.1%, E Majta e Gjelbër SF e cila doli e dyta me 17.9% arriti të sigurojë shumicën e të zgjedhë Sisse Marie Welling si kryebashkiake të Kopenhagen.Analistët thonë se votuesit e qendrës së majtë janë të lodhur nga politika e ashpër e qeverisë për emigracionin, ndaj edhe forcat e tjera të majta dhe të djathta, si SF, Aleanca Liberale dhe Demokratët e Danimarkës, dolën të përforcuara nga këto zgjedhje.