Para ndeshjes me Shkëndijën, Drita dërgon mesazh kombëtar

- Bota Sot

Para ndeshjes me Shkëndijën, Drita dërgon mesazh kombëtar

Në prag të festës së Pavarësisë, FC Drita ka publikuar një mesazh motivues për ndeshjen ndaj KF Shkëndijes në Conference League që zhvillohet më 26 nëntor.

Në postimin e tyre, klubi thekson lidhjen historike dhe kombëtare:

“Nga Vlora e Ismail Qemalit te Prekazi i Adem Jasharit – Nëntori është muaji që na bën NJË.”.

Klubi ka përfunduar mesazhin me mikpritje dhe entuziazëm për mysafirët:
“Mirësevini në shtëpinë tuaj! ”

Ndeshja pritet të jetë një moment festiv dhe sportiv, ku futbolli shoqërohet me krenarinë kombëtare në muajin e Pavarësisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot