Çudia në rrugën drejt Botërorit të Shqipërisë

- Bota Sot

Çudia në rrugën drejt Botërorit të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare ka njohur sot rrugëtimin e saj në play-off të Botërorit 2026, ku në gjysmëfinale më 26 mars  do të luajë kundër Polonisë në transfertë dhe pastaj në finalen e mundshme më 31 mars, do të ndeshet si udhëtuese me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi. Dhe kjo ka prodhuar një situatë shumë të çuditshme.

Ukraina, që nga fillimi i luftës me Rusinë, nuk luan ndeshjet si pritëse në vendin e saj, por i zhvillon ato në Poloni, e cila i ka hapur stadiumet për mbështetësit ukrainas.

Nëse ajo nuk gjen një vend tjetër për të zhvilluar ndeshjet si pritëse, krijohet një situatë paradoksale.

Kjo, pasi Ukraina do jetë pritëse ndaj Suedisë në Poloni, por edhe ndaj vetë Polonisë nëse shkon në finale, gjë që do të ishte praktikisht absurde.

Ndaj Shqipëria mund të jetë e detyruar që të luajë të dy ndeshjet e saj të muajit mars në Poloni, fillimisht ndaj vendasve, e të dytën ndaj Ukrainës.

Duke shpresuar që të jetë finalja e mundshme drejt Botërorit e jo miqësorja pa vlerë që FIFA detyron skuadrat humbëse të luajnë me njëra-tjetrën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot