Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

- Bota Sot

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Kombëtarja e Kosovës, ashtu si edhe ajo e Shqipërisë, do të luajnë në të njëjtin orar në gjysmëfinalet e play-offit të Kampionatit Botëror 2026.

Kosova do të përballet me Sllovakinë në udhëtim, ndërsa Shqipëria i shkon Polonisë.

UEFA ka zyrtarizuar orarin, sipas të cilit Kosova ashtu edhe Shqipëria do të luajnë ndeshjet e tyre me fillim nga ora 20:45.

Kosova do ta mësojë kundërshtarin e mundshëm të finales para se të nisë ndeshjen me Sllovakinë, pasi ndeshja Turqi – Rumani do të nisë në orën 18:00, e cila është e vetmja sfidë që do të fillojë më herët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot