“Leva, të lutem mos shëno më”, situatë komiko-tragjike me sulmuesin e Barcelonës

- Bota Sot

“Leva, të lutem mos shëno më”, situatë komiko-tragjike me sulmuesin e Barcelonës

Një situatë komiko-tragjike ka ndodhur me sulmuesin e Barcelonës, Levandovski. Në librin e tij “Levandovski i vërtetë, ai flet për një takim mes bordit dhe tij, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti Laporta.

“Robert, na duhet që të ndalosh së shënuari gola në dy ndeshjet e fundit “, tha më në fund një anëtar i bordit. Futbollisti, sipas librit, u habit sepse askush në karrierën e tij nuk i kishte kërkuar ndonjëherë të bënte diçka të tillë.

Arsyeja për këtë kërkesë? Financiare. Barcelona duhej t’i paguante Bajernit një bonus prej 2.5 milionë eurosh nëse lojtari arrinte 25 gola. Ainuk shënoi në të dyja ndeshjet, por fitoi trofeun Pikiki (çmimin e golashënuesit më të mirë) përpara Benzemas.

Një situatë tjetër e rrëfyer në libër që lidhet me situatën e pasigurt ekonomike të Barçës është kur, gjatë një udhëtimi, Levandoëvki, duke parë shumëllojshmërinë e kufizuar të mishit dhe peshkut në menu, e pyeti shefin e kuzhinës, i cili u përgjigj: “Duhet të kursejmë para”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot