Cristian Chivu ka pak shpresa që Denzel Dumfries të jetë i disponueshëm për derbin e së dielës në mbrëmje, Inter-Milan.
Pritet një provë vendimtare, por holandezi, i cili mungoi në ndeshjet e “tulipanëve” kundër Polonisë dhe Lituanisë, ende po përballet me dëmtimin e kyçit të këmbës që pësoi në ndeshjen kundër Lazios pas një përplasjeje me Zaçagnin.
Dhimbja vazhdon, kështu që anësori do të detyrohet ta shikojë ndeshjen e madhe kundër Milanit nga tribunat.
Stafi mjekësor i Interit do të përpiqet ta rikthejë atë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen jashtë fushe të Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madrid të mërkurën, më 26 nëntor. Carlos Augusto do ta zëvendësojë atë në krahun e djathtë, me Dimarco në krahun e majtë.