Huazimi i Jadon Sancho tek Aston Villa po rezulton një dështim i vërtetë për anësorin 25 vjeçar.
Anglezi nuk është në planet e Unai Emery dhe është aktivizuar shumë pak këtë sezon, vetëm në 4 ndeshje dhe perfomanca e tij ka lënë për të dëshiruar.
Duke qenë se prej kohësh nuk po bën më pjesë në planet e Manchester United, klub që ka kartonin e tij, e ardhmja e Jadon Sancho pritet të jetë në Turqi.
“CaughtOffside” raporton se tre klubet e mëdha të Turqisë si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas, janë shumë të interesuara për sulmuesin anësor dhe do të provojnë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.
Duke qenë se kontrata e tij me Man. United skadon në qershor të këtij viti, Sancho pritet të huazohet në Turqi deri në fund të sezonit dhe më pas të nënshkruajë si lojtar i lirë.