Bardhi reagon pas humbjes së rëndë në Cardiff

- Bota Sot

Bardhi reagon pas humbjes së rëndë në Cardiff

Sot në Cyrih u tërhoq shorti për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Maqedonia në futboll do të përballet me Danimarkën në gjysmëfinalet e play-off-eve.

Gjysmëfinalja do të luhet më 26 mars në fushë mysafire, dhe nëse Maqedonia bënë ndonjë surprizë, atëherë do të luaj kundër fituesit të ndeshjes midis Republikës Çeke dhe Irlandës në finalen e play-off-eve (31 mars).

Mes heshtjes së plotë të lojtarëve dhe spekulimeve për të ardhmen e trajnerit Milevski, kapiteni Enis Bardhi bëri një njoftim në rrjetet sociale.

“Një humbje e vështirë, që të djeg shpirtin! Uellsi na goditi fort. Dhimbje, zhgënjim…

Por ky nuk është fundi! Jemi ende në play-off, në mars dhe jemi ende gjallë.

 Kjo humbje duhet të na ndezë, jo të na shuajë. Le të kthehemi më të uritur, më agresivë, më të fortë! Nuk dorëzohemi kurrë”, shkroi kapiteni Bardhi në rrjetet sociale.

Ndeshja gjysmëfinale e play-off-eve evropiane midis Danimarkës dhe Maqedonisë do të luhet më 26 mars në Kopenhagë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot