Media serbe detyrohet ta përdorë flamurin e Kosovës...

- Bota Sot

Media serbe detyrohet ta përdorë flamurin e Kosovës...

Një situatë interesante ka përfshirë mediat serbe, të cilat u gjendën “të detyruara” të publikojnë flamurin e Republikës së Kosovës pas shortit të play-offit për Kupën e Botës.

Pas shpalljes së shortit, portale si “b92.net” ndanë grafikat zyrtare të publikuara në arenën ndërkombëtare, ku paraqiteshin çiftet gjysmëfinale dhe rruga drejt finales.

Natyrisht, edhe Kosova u shfaq në ato grafikë – bashkë me flamurin e saj shtetëror.

Ky detaj i vogël mjaftoi që në Serbi të shpërthenin reagimet.

Shumë lexues serbë kërkuan që mediat të mos publikojnë simbolet zyrtare të Kosovës, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre.

Edhe pse duhej të transmetonte materialet zyrtare ndërkombëtare, “b92.net” tentoi të distancohej duke e quajtur Kosovën “Kosova e ashtuquajtur”, një frazë e njohur që përdoret për të mohuar sovranitetin e saj – ndërkohë që portali publikonte flamurin e Kosovës dhe pranonte pjesëmarrjen e saj në play-off.



Lexoni të gjitha në Bota Sot