Pensionohet nga futbolli

- Bota Sot

Pensionohet nga futbolli

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Fernandinho ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Braziliani 40-vjeçar pati një karrierë shumë të suksesshme në futbollin evropian dhe me kombëtaren ”Selecao”.

Fernandino e nisi karrieren te skuadra braziliane Athletico-PR, atye edhe ku luajti për herë të fundit.

Lamtumira e Fernandinhos me futbollin profesionist u zhvillua gjatë një ndeshjeje bamirësie të mbajtur në Arena da Baixada në Curitiba të mërkurën.

“Jam tashmë i lodhur. U lodha vetëm duke vrapuar për pak më shumë se 30 minuta sot.

Nuk ka asgjë në futboll që më motivon më; kam arritur gjithçka që kam dashur në këtë sport. ;Kam shfrytëzuar sa më shumë çdo mundësi.

Tani, është koha të shijoj jetën me familjen time”, deklaroi Fernandinho.

40-vjeçari kulmin e karrierës e pati te Manchester City, ku qëndroi për nëntë sezone, nga viti 2013 deri në 2022.

Braziliani sa ishte pjesë e cityzens fitoi pesë tituj të Premieligës, gjashtë tituj të Carabao Cup, një FA Cup dhe një titull të Community Shield..



Lexoni të gjitha në Bota Sot